Kjo rregullore do të shërbejë për të organizuar dhe zhvilluar promocionin Fito me Babylino të organizuar nga shoqëria "AGNA" sh.a.
Promocioni organizohet nga "AGNA" sh.a., pjesë e AGNA GROUP si përfaqësuese e importimit dhe tregtimit në territorin e Shqipërisë të pelenave për fëmijë Babylino, nga kompania Mega SA, me adresën Autostrada Tiranë-Durrës, Kilometri I-rë, Godina AGNA Group.
Në të gjithë aktivitetin e saj kjo shoqëri është karakterizuar nga përgjegjësia në mënyrën e punës dhe në cilësinë e shkëlqyer të produkteve të prodhuara dhe të importuara, duke pasur parasysh që të jemi sa më afër konsumatorit — gjithmonë një hap përpara, me produkte sa më cilësore, duke synuar një marrëdhënie partneriteti me konsumatorin.
Në këto kushte shoqëria "AGNA" sh.a. organizon një lojë promocionale për të komunikuar drejtpërdrejt me konsumatorin me produktet Babylino që importohen nga shoqëria AGNA sh.a. (pjesë e AGNA GROUP) dhe që tregtohen në territorin e Shqipërisë.
Neni 1. Kushtet e Pjesëmarrjes
Të drejtën e pjesëmarrjes në lojën promocionale e kanë ekskluzivisht shtetasit e Republikës së Shqipërisë si dhe të gjithë shtetasit e tjerë të huaj që janë rezidentë në Shqipëri, mbi moshën 18 vjeç. Në rast regjistrimi të personave nën moshën 18 vjeç, duhet të paraqitet prindi ose kujdestari ligjor me certifikatën familjare.
Neni 2. Përjashtimet nga promocioni
Të drejtën e pjesëmarrjes nuk e kanë: (i) personat e punësuar në çfarëdo mënyre nga Organizatori dhe familjarët e tyre; (ii) anëtarët e komisionit për rregullsinë e lojës promocionale dhe familjarët e tyre.
Neni 3. Mekanizmi i promocionit dhe periudha
Mekanizmi i promocionit: Bli pelenat Babylino (sipas listës më poshtë) dhe regjistro të dhënat e tua personale në website-in www.Babylino.promo së bashku me të dhënat e faturës, për të fituar një nga dhuratat e poshtëpërmendura.
Pjesëmarrësit duhet të regjistrojnë në website të dhënat personale dhe të dhënat e kuponit tatimor, i cili vërteton datën, orën dhe produktin e blerë.
Kuponi origjinal duhet të ruhet deri në momentin e dorëzimit të dhuratës. Në rast mungese të kuponit tatimor, fituesi shpallet i pavlefshëm dhe bëhet zëvendësimi me një nga fituesit rezervë.
Neni 4. Lista e produkteve
Produktet pjesëmarrëse duhet të jenë pelena të markës Babylino, të importuara nga Agna sh.a. Lista e detajuar gjendet në Aneksin 2.
- Pelena Babylino Normal Pack
- Pelena Babylino Value Pack
- Pelena Babylino Mega Pack
Kuponët që nuk përmbajnë emrin e pelenës Babylino do të skualifikohen.
Neni 5. Lista e dhuratave dhe vlera
Në total: 60 dhurata — makina elektrike për fëmijë.
Neni 6. Komisioni dhe kalendari i shortit
Komisioni për rregulloren e lojës dhe hedhjen e shortit përbëhet nga tre anëtarë të Organizatorit. Në datat e hedhjes së shortit, sipas Aneksit Nr. 3, do të njoftohen të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Agjencisë së Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit dhe ata të Tatim-Taksave.
Pas zhvillimit të procedurave të shortit, komisioni mban procesverbalin me përmbajtjen:
- Përcaktimin e dhuratës konkrete për të cilën po hidhet shorti dhe fituesin.
- Plotësimin e aplikimit të fituesit (sipas Aneksit Nr. 1).
- Autorizimin e miratuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit.
- Llojin e çmimit.
- Procesverbali nënshkruhet nga të gjithë anëtarët e komisionit dhe dorëzohet në Zyrën e Lojërave të Fatit brenda 30 ditëve pas përfundimit të lojës.
| Nr | Data | Muaji | Ora |
|---|---|---|---|
| 1 | 19 | Qershor | 10:00 |
| 2 | 26 | Qershor | 10:00 |
| 3 | 3 | Korrik | 10:00 |
| 4 | 10 | Korrik | 10:00 |
| 5 | 17 | Korrik | 10:00 |
| 6 | 24 | Korrik | 10:00 |
Shorti do të hidhet çdo të premte; e premtja e parë 19 Qershor dhe shorti i fundit 24 Korrik.
Afati i fundit që fituesit të paraqiten për të marrë dhuratat është data 31 Korrik. Pas kësaj date, asnjë fitues nuk ka të drejtë të tërheqë dhuratat e prapambetura; ato mbeten aset i Agna sh.a. dhe përdoren për llotari të tjera.
Përzgjedhja e fituesve do të bëhet rastësisht nga programi online www.numbergenerator.org, pas gjenerimit të të dhënave nga website-i www.Babylino.promo.
Personat fitues do të njoftohen me telefon nga stafi ynë. Gjithashtu lista me emrat e fituesve do të shpallet në faqen www.Babylino.promo/winners.
Çdo radhë do të përzgjidhen 10 fitues dhe 10 të tjerë rezervë. Në rast aplikimi me të njëjtin kupon në javët pasardhëse, aplikuesi skualifikohet nga loja.
Neni 7. Për konsumatorin
Të gjitha pelenat Babylino gjatë periudhës së promocionit (10/06/2026 – 24/07/2026) mundësojnë që konsumatori me blerjen e një paketimi të bëhet pjesë e llotarisë.
Çdo fitues do të telefonohet dhe do të pritet në ambientet e Alfa sh.a., Autostrada Tiranë-Durrës, Kilometri 0. Fituesi duhet të firmosë një procesverbal që konfirmon marrjen e dhuratës. Bashkë me procesverbalin do të bashkëngjitet kuponi tatimor origjinal. Fituesit do të shoqërohen edhe me foto (për përdorim të brendshëm dhe me respektim të privatësisë).
Kompania Alfa sh.a. nuk mundëson transportin e dhuratave; çdo fitues duhet të paraqitet pranë zyrave dhe të mundësojë vetë transportin.
Shorti zhvillohet në prezencë të përfaqësuesit të AMLF apo organeve të tjera të përcaktuara nga ligji. Mungesa e tyre pas njoftimit nuk përbën shkak për mosdhënien e dhuratave.
Neni 8. Pranimi i pjesëmarrësve
Me pjesëmarrjen në lojë, pjesëmarrësi pranon udhëzimet dhe detyrimet e Rregullave dhe jep lejen e tij/saj që (i) nëse është dakord, Organizatori të publikojë emër, mbiemër dhe vendbanim të fituesve; (ii) çdo pjesëmarrës ka të drejtën të tërhiqet duke dërguar kërkesë në promo@agnagroup.com.
Të dhënat personale (emër, mbiemër, telefon, ID/pasaportë, adresë) kontrollohen dhe përpunohen nga Organizatori ekskluzivisht për qëllimin e lojës, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (Nr. 9887, 2008).
Për pyetje, vërejtje, kërkesa apo kundërshtime mund të kontaktoni: promo@agnagroup.com ose me postë: për AGNA Group Tiranë, Shqipëri, Autostrada Tiranë-Durrës, me shënimin "Për mbrojtjen e të dhënave personale".
Neni 9. Rendi i fituesve
5 fituesit e parë të llotarisë do të marrin makina të brandit Ferrari dhe 5 fituesit e dytë do të marrin makina elektrike Mercedes Benz.
Për çdo paqartësi ose problematikë, mund të kontaktoni: promo@agnagroup.com.
Neni 10. Dorëzimi i çmimeve
Fituesi duhet të paraqitet personalisht për tërheqjen e çmimit ose të autorizojë një person tjetër me deklaratë të noterizuar. Fituesit duhet të tërheqin dhuratën brenda datës 15 Korrik.
Për të përfituar çmimin, fituesi duhet të paraqesë:
- Dokumentin e identifikimit (ID ose pasaportë).
- Faturën fiskale që vërteton të dhënat e faturës fituese.
- Të plotësojë formularin e bashkëngjitur sipas Aneks 1.
Në mungesë të këtyre, ai/ajo humb të drejtën për të marrë çmimin. Pas dorëzimit të çmimit, Organizatori konsiderohet se ka përmbushur plotësisht detyrimet ndaj fituesit.
Emrat e fituesve dhe vendbanimi publikohen në https://www.agnagroup.com gjatë periudhës 10/06/2026 – 24/07/2026 dhe në www.Babylino.promo/winners.
Nëse fituesi është i mitur, paraqitet prindi ose kujdestari ligjor me certifikatën familjare ose vendimin përkatës për kujdestarinë.
Neni 11. Informimi dhe komunikimi
Konsumatori do të ketë mundësi të informohet nëpërmjet:
- Poster
- Wobbler
- Pika sekondare në njësitë e shitjes (kokë rafti, danë, rafte dytësore etj.)
- Social Media
Neni 12. Forca madhore, shkelje të rregullave
Organizatori rezervon të drejtën që në rast të ngjarjeve të parashikuara nga ligji shqiptar si "Forcë Madhore" të bëjë pezullimin e përkohshëm të promocionit nëpërmjet organit kompetent (AMLF).
Ndalohet përdorimi i çdo lloj hakerimi, virusi ose çdo gjëje që mund të ndërhyjë, çaktivizojë, dëmtojë ose keqpërdorojë llotarinë. Në një rast të tillë, Organizatori i drejtohet organeve kompetente për procedime penale dhe/ose civile.
Nëse dyshohet se ndonjë pjesëmarrës abuzon ose shkel rregullat, Organizatori rezervon të drejtën t'i përjashtojë dhe të injorojë aplikimet e tyre.
Neni 13. Transparenca e organizimit
Duke pasur parasysh seriozitetin që karakterizon shoqërinë organizatore "Agna" sh.a. dhe duke dashur të jemi sa më transparentë, përgjatë gjithë procedurave do të mbahet present edhe përfaqësues i Zyrës Noteriale Mimoza Sadushaj.
